Rama e Thaçi mbështesin Dokufestin
Prizren, 16 gusht - Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Prizren, do të ndjekë nga afër festivalin ndërkombëtar të filmit Dokufest së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilët do ta mbështesin atë, ashtu siç kanë premtuar një vit më parë.
Një vit më parë me kryeministrin Hashim Thaçi, zotuam se të dyja qeveritë do ta mbështesim bashkarisht Dokufestin! Sonte në Prizren, zotimi bëhet fakt, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.