10 Janar 2025

QKK planifikon të hap një konkurs për regjisorët debutant

Prishtinë, 26 dhjetor - Qendra Kinematografike e Kosovës, si autoritet qëndror për kinematografinë këtë vit ka pasur aktivitete të rëndësishme në zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë.

QKK ka vazhduar të jetë prezent në festivale prestigjoze siç janë: Festivalit i Filmit në Berlin, Cannes, Karlovy Vary, Tribeca Film Festival, Sarajevo Film Festival, Antalya Golden Orange Film Festival, Vilnius Film Festival, American Film Market etj.

Sigurisht çështja më e rëndësishme këtë vit është pranimi i Kosovës në OSCARS, ku në Tribeca Film Festival QKK ka kryer takime shumë të vlefshme me anëtarët e bordit te akademise ku edhe ka aplikuar e është pranuar mëpastaj në OSCARS, që karakterizohet si moment historik për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet, dhe për këtë jemi shumë krenar.

Kjo ka qenë një ndër arritjet kulmore të QKK-së ku Kosovës i hapen dyert që filmat e saj të shihen botërisht dhe me këtë rast për Kosovën kanë shkruajtur të gjitha mediat e botës duke i dhënë një pasqyrë të bukur vendit tonë dhe duke e afirmuar në botë kinematografinë kosovare.

QKK ka qenë pjesë edhe në American Film Market me filmin “Tri Dritare dhe Një Varje” e në fund të vitit ishte edhe pjesë e ceremonisë së ndarjeve të shpërblimeve në European Film Awards në të cilën edhe është patron.

 Gjithashtu sukses të madh kanë arritur filmat e mbështetur nga QKK duke qenë prezent në festivalet më të mëdha të kategorisë A dhe B të cilët kanë sjellur shumë suksese me çmimet që kanë fituar, pa harruar edhe premierat botërore të filmbërësve në festivalet si “Karlovy Vary”, “Sarajevo Film Festival”, “Montreal World Film Festival”, “Thessaloniki  Film Festival”, “Cottbus” etj.

Në Kosovë këtë vit kanë pasur premierën kombëtare të filmit disa projekte të mbështetura nga QKK, siç ka qenë premiera e “Tri Dritare dhe Një Varje”  me regji të Isa Qosjes e cila është organizuar nën patronatin e presidentës Atifete Jahjaga në Teatrin Kombëtar dhe synimin bamirës që ka pasur shfaqja e këtij filmi duke dhënë donacion fitimin e biletave për viktimat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Marrëveshjet që ka arritur QKK këtë vit, për të cilat është shumë e lumtur, është marrëveshja me Televizionin Publik RTK që pritet ta rrit buxhetin e QKK-së për njëzetë përqind, marrëveshja  me Kinemanë ABC e cila ka krijuar lehtësira për regjisorët tanë, gjithashtu edhe marrëveshja shumë e rëndësishme me Fakultetin e Arteve ku QKK do të financoj çdo vit filmat e diplomës të studentëve të regjisë së filmit si shtytje për regjisorët e ri.


Çka na pret në vitin 2015?

QKK planifikon të hap një konkurs për regjisorët debutant që është risi për aktivitetet e saja.

Shpresojmë që ligji i ri për kinematografi dhe miratimi i pakove për lehtësira financiare do ta rrisin buxhetin e kinematografisë në vitet 2015-2016.

Ndërsa një ndër vendimet më të rëndësishme për afirmimin e industrisë së filmit dhe Kosovës si vend i përshtatshëm për xhirim të filmave do të jetë pjesëmarrja e mbi 100 anëtarëve të institucioneve, producentëve, fonde të filmit, festivalet kryesore evropiane si Cannes, Berlinale, Rotterdam Film Festival të cilët do të marrin pjesë në qeshor të vitit 2017 në programin 10 ditor që organizohet nga EAVE.

Për vitin 2015 janë rreth 20 vepra filmike që janë xhiruar dhe presin ta kenë premierën në festivale ndërkombëtare.

Shpresojmë që kinematografia kosovare në vitin 2015 të ketë një vend të veçantë në festivalet ndërkombëtare.

QKK në detaje paraqet aktivitetet e vitit 2014.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)