QKK: Parathirrja për Berlinale
Prishtinë, 12 tetor - Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë filmbërësit kosovarë të dërgojnë filmat e tyre në Qendrën Kinematografike të Kosovës për paraselektimin për Berlinale 2016.
\"Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e vendosura nga Berlin International Film Festival duhet ta dërgojnë filmin në QKK në formatin DVD, Blu-ray ose DCP.\"
\"Njëra nga kushtet kryesore është që filmi të mos jetë shfaqur asnjëherë deri më tani dhe që ka për qëllim premierën në Berlinale, gjithashtu filmi mund të dorëzohet edhe si version i papërfunduar, me kusht që të jetë i finalizuar në muajin janar të vitit 2016\", thuhet në thirrjen e QKK-se.
Këtë vit paraselektimi për Berlinale do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Për më shumë informata klikoni këtu: https://www.berlinale.de/en/branche/_filmanmeldung/filmanmeldung_allgem/index.html
Për informata rreth kritereve klikoni këtu: https://www.berlinale.de/media/pdf_word/service/ifb/IFB_How_to_Berlinale_en.pdf
Afati i fundit për dorëzimin e filmit është 10 nëntor 2015.