QKK hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019
Prishtinë, 18 prill - Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka shpall të hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019.
QKK do te subvencionoj këto kategori: konkursi për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar - konkursi për film të metrazhit të shkurtër artistik, dokumentar dhe të animuar - konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 19 maj 2019. Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 10 maj 2019.
Buxheti i QKK-se për këtë vit është 1.4 Milion Euro, i cili buxhet pritet të rritet në muajin Qershor, pas rishikimit të buxhetit që pritet të ndodhë nga Qeveria e Kosovës.