QKK financon studentët e Fakultetit të Arteve
Prishtinë, 5 gusht - Qendra Kinematografike e Kosovës marrëveshje bashkëpunimi edhe me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Kjo marrëveshje parasheh financimin e të gjithë filmave të diplomës të studentëve të regjisë së filmit, marrëveshje e cila kapë vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Qendra Kinematografike e Kosovës gjithashtu do ti përkrah studentët duke i angazhuar në punë me produksionet filmike që janë të regjistruar në këtë institucion.
Faleminderojmë QKK-në për iniciativën dhe shpresojmë që ta jetësojmë këtë marrëveshje ashtu si në të shkruar. Do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për studentët dhe nga ana jonë mbetet vetëm të bëjmë një punë cilësore të lartë artistike. u shpreh Prodekani i Fakultetit të Arteve, Hajrush Fazliu.
Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku tha: Jam shumë i kënaqur që QKK po ju krijon këtë mundësi studentëve të regjisë së filmit dhe në këtë mënyrë po ua hapë dyert për projektet e tyre të ardhshme si regjisor debutant.
QKK përveç financimit të filmave të diplomës do ta bëj edhe promovimin e tyre nëpër festivale ndërkombëtare përmes një pakete të përbashkët çdo vit.