Qeveria ndan 50 mijë euro për rivarrimin i Isa Boletinit
Prishtinë, 3 qershor - Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.
Ministri për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli ka thënë se, me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë.
Gjatë mbledhjes së të mërkurës të qeverisë, ministri i FSK-së, Demolli, ka shpjeguar në detaje se si do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar në Boletin të Zveçanit, duke thënë se, pjesa kryesore e saj do të bëhet në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës.
Demolli ka bërë me dije se, për sigurinë e ceremonisë do të përkujdeset Policia e Kosovës dhe KFOR-i.