22 Dhjetor 2024

Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin

Prishtinë, 21 dhjetor - Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Filharmonisë së Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, vendim ky i marrë pas propozimit të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se ky projektligj është i rëndësishëm sepse rregullon të gjitha aspektet e rëndësishme të tre institucioneve me peshë për kulturën por edhe shtetin e Kosovës, sic është rregullimi i organizimit të veprimtarisë dhe funksionimit të Filharmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilat ushtrojnë veprimtari kulturo-artistike me interes të veçantë për vendin.

Po ashtu ligji krijon bazën e themelimit të institucionit Opera e Kosovës, e cila me shpresë në një të ardhme jo të largët do t’i bashkohet listës së institucioneve kulturore.

Ndër të tjerash ministrja Dumoshi tha: “Projektligji ka hyrë në plotësim ndryshim për shkak të preambulës me logon e UNMIK-ut, por edhe për të evituar pengesat që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të institucioneve, dhe gjatë hartimit është konsideruar se duhet të jetë Ligj i ri.''

''Ky projektligj i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të shqyrtimit, konsultimit me institucionet relevante dhe diskutimet publike me grupet e interesit dhe ka marrë aprovimin e të gjitha instancave relevante edhe përkundër vështirësive për shkak të përballjes me pandeminë Covid 19”.

Marrë parasysh që Projektligji për Filharmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës është akt me rëndësi për institucionet kulturore që u dedikohet, ju ftoj që ta votoni atë - tha ministrja Dumoshi në ekspozenë e saj para ministrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)