Qeveria inicon procedurat për shpalljen muze të ish-Burgut në Prishtinë
Prishtinë, 23 maj - Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar edhe vendimin për shprehje të vullnetit dhe interesit që Ndërtesa e ish-burgut në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, të shpallet muze.
Me këtë vendim është obliguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Institucionet e Kulturës dhe me legjislacionin tjetër në fuqi, të zhvillojë të gjitha procedurat e nevojshme dhe t’i propozojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e këtij Muzeu.â
â