Qendra Kinematografike e Kosovës në Antalya Film Forum
Qendra Kinematografike e Kosovës do të marr pjesë në festivalin më të madh në Turqi. Pjesë e këtij festivali do të jetë Antalya Film Forum që organizohet për të zhvilluar tregun e filmit.
Antalya Film Forum do të jetë një komponent i rëndësishëm i festivalit i cili ka për qëllim zhvillimin e tregut me koproduksione dhe zhvillimin e projekteve filmike.
Ky forum do shërbej si pikë fokusi për të lidhur profesionistët e filmit me producentët dhe motivi i tij është të bëhet marketi kryesor rajonal për bashkëprodhim.
Në vitin e parë të organizimit të këtij forumi do të marr pjesë edhe drejtori i QKK-së z. Arben Zharku, i cili rreth kësaj teme u shpreh: Turqia ka një industri të zhvilluar të filmit dhe me këtë forum ky shtet do të krijoj bashkëpunime me vendet e rajonit, kësisoji po hap një derë të madhe për bashkëpunim.