Qendra Kinematografik shpall 7 projektet e metrazhit te gjatë
Prishtinë, 5 qershor - Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e këtij viti, përkatësisht juria vlerësuese për projektet e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe koproduksion minor, e përbërë nga: Isa Qosja, Sevdije Kastrati, Bernd Buder, Zeynep Atakan, Artur Tahiraj, Dritan Huqi, Ramadan Musliu, pasi shqyrtuan projektet e paraqitura në konkurs, vendosën ti mbështesin këto projekte:
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik janë mbështetur 3 projekte:
Hana me skenar nga Fadil Hysaj, regji nga Ujkan Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqi.
Mbylle Derën me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi dhe producent Mirsad Lushtaku.
Kodra e Diellit me skenar dhe regji nga Blerim Gjoci dhe producent Lumbardh Kukaj.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik debutant është mbështetur projekti filmik:
Familja me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe producent Bardhyl Bejtullahu.
Ndërsa në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik Koproduksion Minor juria vendosi të mbështes 3 projekte:
Nji prej nesh me skenar dhe regji nga Ergys Meta dhe producent Agron Kryeziu.
Bolero në vilën e pleqve me skenar nga Lindita Jaupaj - Fejzaj dhe Spartak Pecani, regji nga Spartak Pecani, me producent Adrian Morina.
Happiness me skenar dhe regji nga Borjan Zafirovski dhe producente Vjosa Berisha.