Pussy Riot, kritikon industrin e naftës
Moskë, 16 korrik - Grupi artistik rus, Pussy Riot, ka bërë publike videon e re muzikore, Oil Cycle përmes së cilës kritikohet industria e naftës, udhëheqësi i Rosneft, kompanisë më të madhe ruse të naftës, Igor Sechin dhe të tjerët.
Video, të martën, i është lejuar të përdoret ekskluzivisht Radios Evropa e Lirë dhe gazetes britanike, The Guardian.
Video fillon me një një nga anëtarët e grupit, fytyra e të cilit është e mbuluar me maskë, duke derdhur naftë në portretin e Igor Sechin.
Teksti i këngës flet për parazitin homofobik dhe thotë se Rusia e ka një president si Ajatollahu në Iran.
Pussy Riot fituan publicitet të madh pasi anëtarët e saj u futën në katedralën e Moskës në shkurt të vitit 2012 dhe xhiruan një video ku e kritikojnë presidentin rus, Vladimir Putin.
Pjesëtarët e grupit, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, janë dënuar me dy vjet burg për huliganizëm.