Puff Daddy, pushime në Karaibe
Karaibe, 30 dhjetor - Sean Diddy Combs, i njohur thjesht si Puff Daddy, ka vendosur që të kalojë këto ditë të ndërrimit të viteve në jahtin e tij me vlerë 72 milionë dollarë, nga ishulli piktoresk i St. Barts në Karaibe.
Këngëtari 43-vjeçar u fotografua nga paparacët ndërsa realizonte disa fotografi nga bordi i jahtit, me smartphone e tij.
Ajo që binte në sy, ishte luksi që rrethonte nga të gjitha anët këngëtarin e hip-hopit.
Reperi, publikoi disa prej fotografive më pas në rrjetin shoqëror Twitter.