Publikohet dokumentari “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i vitit 1972
Dokumentari “Prizreni - Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i prodhuar nga Zastava Film në vitin 1972 me regji nga Zvonimir Saksida, paraqet historinë, traditat dhe bukuritë e Prizrenit me qëllim të promovimit të potencialit turistik të qytetit.
I gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” të realizuar në kuadër të projektit bashkëpunues “Prizren Urban Memoryscapes” mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore të mbështetur nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Komuna e Prizrenit dhe Sharrcem.
Restaurimi dhe digjitaizimi i “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” u realizua nga partneri i projektit Instituti Nacional Audio-Vizuel i Francës – INA dhe Ambasada Franceze.