Publikohen mënyrat se si bëjnë seks yjet e Hollywood-i
Hollywood, 3 prill - Star Magazinë, një revistë e njohur amerikane ka publikuar fakte dhe dëshmi për mënyrën se si bëjnë seks aktorët e Hollywoodit.
Kështu ndryshe nga sa duken në ekran, në jetën e thjeshtë, në krevat me partnerët e tyre realë ata janë mëse normalë
madje disa më pak se normalë.
Kështu, Billy Bob Thorton, ish-i dashuri i Angelina Jolie ka rrëfyer se ajo ishte shumë e mërzitshme në shtrat. Ndërsa Jenifer Aniston ka rrëfyer për Brad Pitt, se ai preferonte rolet pasive duke mos u impenjuar pothuajse fare gjatë aktit seksual.
Ish-e dashura e Colin Farell shprehet për të: Ai ishte i egër në krevat si Miki Maus. Kemi kryer marrëdhënie tre herë, por akti i vërtetë ka zgjatur vetëm 10 minuta.
Ndërsa vlerësohet Robert Pattinson, i cili konsiderohet një bombë e vërtetë, por edhe Jennifer Lopez për të cilën kamerierët e hoteleve ku ka qëndruar dëshmojnë se ajo bërtiste aq shumë sa që dëgjohej në të gjithë katin.