24 Dhjetor 2024

Psikiatri i këshilloi divorcin Demi Moore

Hollywood, 19 nëntor - Demi Moore u këshillua nga një psikiatër që të divorcohej nga Ashton Kutcher.

Aktores 49-vjeçare iu këshillua që të mendonte për shëndetin e saj dhe ndarja nga bashkëshorti që e tradhëtoi në përvjetorin e gjashtë të martesës do të ishte gjëja më e mirë.

Moore ka vizituar disa psikiatër që kur mediat bënë të ditur se 33-vjeçari Kutcher e kishte tradhëtuar me Sara Leal, një bjonde22-vjeçare.

“Demi Moore i beson shumë këshilltarëve shpirtërorë dhe psikatërve. Kur njëri nga ata i tha se po i bënte keq shëndetit të saj duke u munduar të shpëtonte martesën, ajo u bind për të kërkuar divorcin. Edhe vajzat ia kishin thënë këtë gjë, opr ishte psikiatri ai që bëri diferencën”, tha një burim për ‘The Sun’.

Gjatë shtatë viteve të martesës së tyre, çifti Demi Moore dhe Ashton Kutcher ishte njëri prej më të famshmëve në Hollywood.

Gjithashtu, divorci të cilin aktorja e kërkoi zyrtarisht ditën e premte, rrezikon të jetë ndër më mediatikët dhe më të bujshmit ndonjëherë.

Siç zbulonte gjatë ditës “U.S. Today”, në gjykatë do të vendoset se si do të ndahen plot 290 milion dollarë, pasuria që çifti ka krijuar gjatë kohës së jetesës së tyre të përbashkët.

Mëngjesin e së premtes, Demi informoi se kishte vendosur të kërkonte divorcin me “keqardhje dhe trishtim të thellë”. Kutcher u përgjigj duke shkruar në “Twitter” se: “Koha me Moore është periudha më e bukur e jetës sime. Martesa është diçka e vështirë dhe fatkeqësisht, ndonjëherë në jetë ndodhin dështime”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)