23 Dhjetor 2024

Prova të reja për vrasjen e Jackson

Los Angelos, 5 janar - Këngëtari Micheal Jackson ishte i vdekur kur doktori i tij privat kërkoi ndihmë, ndërsa ky i fundit u përpoq të fshihte faktin që kishte qënë ai që i dha qetësuesin e fuqishëm, raportoi shtypi amerikan gjatë mbrëmjes.

Prokurorët dëgjuan gjatë gjyqit që po zhvillohet se mjeku Conrad Murray u përpoq të manipulonte skenën e vdekjes. Vdekja natyrale apo e shkaktuar e Mbretit të muzikës pop është ende për t’u verifikuar.

Autopsia tregoi se Jackson ndërroi jetë si pasojë e një doze të tepruar të propofolit dhe qetësuesve të tjerë që ndodheshin në dhomën e tij të gjumit.

Sipas truprojës së këngëtarit, mjeku priti 20 minuta përpara se të lajmëronte shërbimet spitalore, pritje që nëse do të vërtetohet do të rezultonte një provë e fuqishme në teorinë e vrasjes.

Doktori Murray është në një process paraprak, i cili do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për të hapur një çështje për vrasje ndaj tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)