Prostituta, ngre padi ndaj Beckhamit
Londër, 4 tetor - Prostituta Irma Nici, ka bërë një padi në drejtim të David Beckham, për thyerjen e Kushtetutës amerikane, pasi ndaloi shprehjen e saj të lirë, pak ditë pasi Becks kërkoi me anë të një padie tjetër hiç më pak se 25 milionë dollarë dëmshpërblim nga prostituta pas pohimeve skandaloze.
Nici ishte në titujt kryesorë muaj më parë, kur në mënyrë sensacionale pohoi se Beckham e pagoi atë për shërbimet e saj seksuale dy herë gjatë vitit 2007. Beckham menjëherë lancoi një padi ndaj Nicit dhe revistës In Touch që publikoi tregimin e prostitutës. Padia akuzon prostitutën për shkaktim të problemeve shëndetëosre mendore pas supozimeve se superylli anglez pagoi prostituta.
Tani, një avokat i Nicit ka bërë një padi ndaj Beckhamit, duke e akuzuar atë për injorim të ligjeve strikte të shprehjes së lirë, njofton \"Sunday Mirror\".
\"Ligjet e Kalifornisë nuk lejojnë fytyrat publike si David Beckham që të ndalojnë shprehjen e lirë. Ndoshta ai nuk jetoi mjaft gjatë në Los Angeles për të kuptuar se sa me vlerë ne e konsiderojmë të drejtën për të thënë të vërtetën në shtyp\", theksoi Paul Rolf Jensen, avokat i prostitutës.