Propozimi i Kosovës për Oscars shkon në Kairo
Prishtinë, 10 tetor - Home Sweet Home me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliu po vazhdon shfaqjen në festivale të ndryshme.
Këtë herë ky film do të shfaqet në Cairo International Film Critics Week (CIFCW) që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor në Kairo, paralelisht me festivalin e madh Cairo International Film Festival, festival ky që e mbështet javën e kritikëve të filmit.
CIFCW është programi i pavarur i mbështetur nga Cairo International Film Festival dhe i organizuar nga Egyptian Film Critics Association. Qëllimi i këtij programi është të kontriboj në artin dhe shkencën në film dhe të inkurajoj debate ndërkulturore.
Java e kritikëve të filmit në Kairo është konkurrencë ndërkombëtare e filmit dhe Home Sweet Home do të konkurroj për çmimet Shadi Abd El Salam për Regjisorin më të mirë, dhe Fathy Farag çmimi për Kontributin më të mirë artistik.
Filmi Home Sweet Home i cili është edhe propozimi i Kosovës për Oscars, ka ngjall interesim të madh në festivale ndërkombëtare për të cilat do të ju njoftojmë së shpejti.