Pronari i Playboy shurdhohet nga Viagra
New York, 21 qershor - Pronari 85-vjeçar i revistës për të rritur, Hefner, duket se është shurdhuar nga marrja e sasisë së tepërt të Viagras. Kjo gjë pohohet nga ana e të dashurave të tij, binjaket Shenon.
Binjaket 21-vjeçare Karisa dhe Kristina Shenon, të cilat pas anulimit të martesës së Hefner, janë vendosur sërish në vilën e tij, kanë zbuluar për mediat se të dëgjuarit e tij është shumë më i dobët se sa në të kaluarën dhe se ato për këtë fajësojnë pilulat e kaltra.
Ai më ka thënë se më shumë dëshiron të jetë i aftë për seks sesa të dëgjojë mirë. Tani përdorë aparat për dëgjim, por pavarësisht kësaj, ai mund të dëgjojë vetëm me një vesh. Ndodh që të ulemi pranë tij dhe të bisedojmë, por ai nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, shpjegon Karisa.
Një studim i fundit amerikan ka treguar se përdorimi i tepërt i Viagras mund të dëmtojë dëgjimin.