Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” i autorit Azem Brovina
Prishtinë, 13 shkurt - Në organizim të shtëpisë botuese “Orfeu” nga Prishtina sot promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina.
Për monografinë e Brovina pritet të flasin njohës të historisë së futbollit kosovar, gazetarë dhe sportistë të njohur.
Ky libër për shumë arsye është i veçantë, sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti.
Monografia e Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës
Promovimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe fillon në orën 13:30.