Promovohet libri “Unë jam Anemone”
Gjakovë, 14 nëntor - Sot në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova.
Libri përfshin rrëfimet e 24 grave dhe një burri të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë. Secili rrëfim që është bërë pjesë e këtij libri është i vërtetë dhe i veçantë.
Medica mondiale po shënon 20 vjetorin e angazhimit në Kosovë, së bashku me Medica Gjakova, QKRMT, Medica Kosova, RrGK si dhe organizata dhe aktivistë vendor e ndërkombëtar.
Medica mondiale ka mbështetur dhe zbatuar projekte të ndryshme me qëllim rehabilitimin, pranimin, riintegrimin dhe sigurimin e drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Përmes promovimit të këtij libri do të kemi më shumë mundësi që t’i njohim të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, duke amplifikuar zërin e tyre - 20 viteve pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ky event organizohet për nder të 20 vjetorit të bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.