Promovohet libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i Fetnete Ramosaj
Prishtinë, 25 gusht - Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, bëhet promovimi i librit “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores Fetnete Ramosaj.
Studimi është përkthyer në gjuhën bullgare nga albanologu i njohur bullgar, Anton Panchev, nga Universiteti i Sofjes dhe Ballkanski Nauçen Institut i Sofjes.
Paraprakisht ky libër ka pasur dy botime të tjera në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze.