Promovohet libri me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në Goli Otokut
Prishtinë, 13 korrik - Sot në Muzeun e Burgut të Prishtinës, OJQ Integra organizon promovimin e librit “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”.
“Hije të Shtrembëruara” është një libër kujtimi me rrëfime të ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut, dy prej të cilave janë të treguara nga famijlarë e të afërm të tyre.
Historitë e paraqitura në këtë libër janë rrëfime të vuajtjeve e torturave por edhe të rezistencës e solidaritetit midis aktivistëve politikë nga Kosova që kaluan netë e ditë në dhomat e izolimit të kampit të Goli Otokut, por edhe në vendpunishte si gurëthyes, pllaka-punues, zdrukthëtarë, rrobaqepës, ekonomistë e mësues.
Ky aktivitet do të hapet me fjalë rasti nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Z. Hajrulla Çeku për t’u pasuar pastaj me debatin “E kaluara para së kaluarës” me panelistë Shkëlzen Gashi, Mrika Limani Myrtaj dhe Aurela Kadriu, me moderator Eraldin Fazliu.