Promovohet libri “Kultura Politike e Kosovës” e Behar Hazirit
Prishtinë, 12 janar - Sot në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB behët promovimi zyrtar i librit “Kultura Politike e Kosovës” nga autori Dr. Behar Haziri.
Libri “Kultura Politike e Kosovës” i autorit Dr. Behar Haziri, është një libër studimor nga fusha e shkencave politike, ku në qendër të studimit ka analizën e sjelljes, qëndrimit, besimit dhe vlerave të qytetarit kundrejt institucioneve dhe të pjesëmarrësve politik që janë të kyçur brenda institucioneve politike në Kosovë.
Rëndësia e këtij studimi shkencor është qasja që problemi i analizës shtrohet nga analiza empirike, si një nevojë e domosdoshme për të shpjeguar çështjet serioze dhe shumë komplekse të sistemit politik siç është kultura politike, dhe të problemit të stabilitetit politik në shoqëritë e ndara thellësisht siç shpjegohet nga modeli i demokracisë konsociative dhe që ballafaqohet Republika e Kosovës.