11 Mars 2025

Promovohet libri "Kosova dhe Enver Hoxha" i autorit Esat Myftari

Prishtinë, 13 tetor - Sot në Amfiteatrin e Madh te Bibliotekës Kombetare të Kosoves "Pjetër Bogdani" do të bëhet promovimi i librit  “Kosova dhe Enver Hoxha - përmes dokumenteve arkivore të pabotueme deri më sot” të autorit Esat Myftari.

Esat Myftari u lind në vitin 1940, në Pejë. Shërbeu për nje kohë të shkurtë si gazetar në të përditshmen “Rilindja” dhe në 1963, me sugjerim e vendim të grupit klandestin u arratis në Shqiperi për qëllime politike.

Në vitin 1976 u dënue prej organeve shqiptare për agjitacion e propagandë me 10 vjet burg. Ne vitin 1991, me vendosjen e pluralizmit, e zgjodhën deputet të Partisë Demokratike. Nji vit ma vonë, me ardhjen në pushtet të qeverisë së parë demokratike, e emeruan drejtor të Drejtorisë së Diasporës. Në fund të karrierës së vet, sherbeu dy vjet si diplomat në Riad.

Pas pensionimit, merret me përkthime e shkrime.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)