Promovohet libri “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” e Shaban Muratit
Prishtinë, 15 nëntor - Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizon promovimin e librit “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” të autorit Shaban Murati.
Ambasadori, Shaban Murati, ka një karrierë të gjatë në fushën e politikës së jashtme, ndërsa ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Suedi, Norvegji, Finlandë, Islandë dhe në Maqedoni.
Në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ai ka kryer në detyrat e Drejtorit të Akademisë Diplomatike, Drejtorit të Drejtorisë për Ballkan, Drejtorit të Drejtorisë për Analiza, Drejtorit të Drejtorisë për Informacion si dhe Zëdhënës i MPJ-së së Shqipërisë.