Promovohet libiri “Të fuqishmit dhe i Plotfuqishmi” i Madeleine Albright
Me ketë liber Shtëpia Botuese “Fan Noli” është vlerësuar me Medaljen e Mirënjohjes “Dritëro Agolli” , në Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës “Ditënetët e Librit”.
“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-sekretare e Shtetit Amerikan.
Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.