05 Janar 2025

Promovohet drama “Nëna lutet për ne

Prishtinë, 6 shtator - Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka promovuar  librin   “Nëna lutet për ne “të shkrimtarit Abdullah Zeneli dramë që flet për kohë të ndryshme dhe rëndësishme, të cilat i ka përjetuar vetë Nëna Terezë.

Autori i librit Abdullah Zeneli tha se “Kjo dramë dramë që  dërgon mesazhin, përçon humanizmin e Nënës Terezë dhe merret me tri kohë shumë delikate të historisë sonë. Koha e parë është në moshën 8 vjeçare, koha kur përfundon lufta e parë botërore, kur Ballkani ishte krejt i djegur, dhe ishte edhe helmimi i babait të Nënës Terezë, ku edhe i vdiq në duar dhe aty filloi kalimi në një kohë  hyjnore e Nënës Terezë qysh në kohen si fëmijë”

Po ashtu Zeneli shprehu kërkesen e tij dhe vullnetin që  kjo dramë të inskenohet në të ardhmen edhe në teatër.

Ndërsa në emër të organizatorit foli Presidenti i Rinisë Evropian të Kosovës ,Avdullah Hasani i cili tha se nuk kishte asnjë aktvitet më të mirë në këtë kohë se sa ta promovonim librin “Nëna lutet për ne “ ku është vazhdimsi e festes së madhe që e kanë shqiptarët tani më për festen e Shën Terezes u shpreh ai.

Për të folur rreth librit më të ri të autorit, të pranishëm ishin edhe  shkrimtari Anton Nikë Berisha, Ilire Zajmi, Elvi Sidheri si dhe Frrok Kristaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)