Promovohen marrëdhëniet artistike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
Prishtinë, 14 dhjetor - British Council organizon sot eventin promovues të marrëdhënieve artistike Kosovë - Mbretëri e Bashkuar dhe fillimin e edicionit të dytë të Programit Creative Producers'.
"Në këtë takim, ne do të shënojmë prezantimin e programeve dhe iniciativave tona të reja, veçanërisht programin “Creative Producers”", thuhet në njoftimin e British Council.
Gjithashtu British Council do të paraqet edhe arritjet e projekteve të tyre në fushën e artit, si: Future Ecologies dhe PlayUK.
Ngjarja do të përshëndetet edhe nga Ambasadori i Madherisë së Tij në Kosovë, Nicholas Abbott dhe përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.