09 Janar 2025

Projekti i BE-së mbështet kreativitetin e veprave artizanale 

Prishtinë, 8 shtator - Projekti i financuar nga Bashkimi Europian “Kultura për të gjithë” do të organizojë një ekspozitë me vepra artizanale më 12-14 shtator në Prishtinë.

Ekspozita është organizuar pas një vlerësimi të veprave artizanale të Kosovës, të bërë nga disejnatorja dhe trajnerja franceze, Caroline Winckel, e cila është angazhuar nga ky projekt dhe e cila ka dhënë po ashtu një trajnim intensiv për njëzet e tre zejtare gra dhe disejnatore nga të gjitha rajonet e Kosovës, me fokusim në ngjyrimin kreativ të veprave të tyre.

Zejtarët morën pjesë në këtë trajnim 5 ditor që aktualisht po tregon një rezultat specifik: secili pjesëmarrës ka caktuar një linjë të re produktesh të cilën e kanë zhvilluar gjatë periudhës 4-6 mujore.

Produktet e reja do t’i përkasin aksesorëve të modës, artikujve dhe objekteve dekorative për shtëpi dhe do të paraqiten në këtë ekspozitë. Përveç kësaj, një numër i përzgjedhur i pjesëmarrësve në këtë ekspozitë do të marrin pjesë edhe në një udhëtim studimor në Paris, i cili do të bëhet para fundit të këtij viti. 

Trajnerja do të përzgjedhë një numër produktesh të cilat ndërthurin më së miri zejtarinë, kreativitetin dhe dizajnin dhe do të paraqiten në një hapësirë të caktuar të quajtur “Pavijoni i kreativitetit” në mes të kësaj ekspozite.

“Pavijoni i kreativitetit” do të jetë nikoqir i krijimeve edhe nga vendet e tjera, si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Franca, Spanja dhe Turqia. 

Projekti “Kultura për të gjithë” ka filluar në prill të vitit 2013 dhe do të përfundojë në prill të vitit 2014, dhe ky projekt ka implementuar një numër të madh aktivitetesh për të mbështetur zhvillimin e sektorit kulturor në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e zhvillimit të sektorit kulturor në Kosovë, si një shtytës  drejt zhvillimit social dhe ekonomik të vendit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)