Prishtina International Film Festival paraqet programin për këtë vit
Prishtinë, 15 prill - Philomena dhe Dallas Buyers Club premiera në mes premierave ndërkombëtare dhe botërore të PriFest .
Filmi Britanez Philomena e Stephen Frears, regjisor i nominuari dy herë për Oscar dhe fitues i më shumë se 50 çmimeve, është planifikuar që të bëjë hapjen e PriFestit të sivjetshëm më 25 Prill perderisa fituesi i tre çmimeve Oscar këtë vit Dallas Buyers Club, do te hap natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT, bashkpunim me festivalin e filmit OutFest në LA dhe ne mbështetje te Ambasades se SHBA në Prishtinë.
Festivali do të mbyllet me një nga filmat më të përmendur këtë vit, me versionin 240 minutësh të Nymphomaniac nga Lars Von Trier, më 1 Maj.
Me 5 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare dhe me mbi 50 premiera në Kosovë, këtë vit PriFest premton një kënaqësi të madhe për adhuruesit e filmit. PriFest do ta prezentojë publikut rreth 60 filma, më shumë se se cdo vit tjeter dhe keto do te ndahen në 7 programe të ndryshme.
Filmi me metrazh të mesëm One of them, filmi i animuar Plisi dhe dy dokumentarët The land of women, The legendary dog nga Kosova si dhe filmi me produksion francez Udhetimi ne malin e Tomorit janë pesë filmat që do ta kenë premierën botërore në PriFest, duke iu ofruar adhuruesve të filmit Kosovarë mundësinë që ti shikojnë të parët nga të gjithë.
Ndërkohë pesë premierat ndërkombëtare vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës- dokumentari Home court, nga Gjermania filmi i metrazhit të mesëm Djalli dhe nga Shqipëria filmi I metrazhit të gjatë Ada, dhe ai i metrazhit të mesëm Finally home si dhe dokumentari Dokumentari i fshehur.
Një tjetër risi për këtë vit është bashkpunimi me British Council për të realizuar British night në festival me tri filmat e një nga industritë më të mëdha kinematografike, asaj britanike The Selfish Giant në programin garues Evropian, London: The modern Babylon në programin dokumentar dhe me filmin e nominuar për Oscar Philomena në programin e Projeksioneve Speciale.
"Ndryshimet e lehta kanë ndodhur me ndryshimin e sezonit, nga festivali i vjeshtës në një festival të pranverës, për ne festivali është bërë më i fokusuar dhe do të promovojë më shumë kinematografinë Evropiane dhe Ballkanike në konkurence zyrtare por duke mos i lënë anash edhe pjesët tjera të botës në kategorinë e metrazhit të mesëm, projeksionit special, programit fokus në një vend specifik si dhe programi LetItBe.
Nuk ka qenë e lehtë për ne ndryshimi i datave pasi që kemi pasur vetëm 7 muaj ne dispozicion për ti pregaditur të gjitha, dhe unë do të doja ta quaja këtë edicion pak me humor foshnje e lindur parakohe.
Por, në anën tjetër, më duhet të theksoj se fakti që kishim më pak kohë për tu përgatitur, na bëri më të përqendruar dhe më të mobilizuar. Jam shumë krenare me punën që kemi bërë gjatë këtij edicioni, duket shumë premtues. u shpreh Vjosa Berisha, bashkë-themeluese dhe Drejtoreshë e PriFest.
Programi Garues Evropian do të sjellë 10 filma nga Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Rusia, Izraeli, Ukraina, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Italia.
Programi Garues i Filmave të Ballkanit, i emëruar si Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut do të sjell filmat nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bosnia, Serbia dhe Rumania
Programi konkurues I metrazhit të mesëm, program i veçantë për rajon, do të prezentojë produksione nga Shqipëria, Polonia, Gjermania, Franca, Sllovakia, Kosova, etj. përderisa filmat dokumentarë vijnë prej Iranit, Gjermanisë, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, etj.
Focus: India, do të sjellë 5 filma art house të veçantë, prej këtij shteti të jashtëzakonshëm me industri filmike fantastike. Përzgjedhja e këtyre filmave është bërë në bashkëpunim me FIPRESCI Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit.
Fituesja e çmimit Oskar, Eva Orner; regjisori britanik Stiven Frers, regjisorja boshnjake Jasmila Zbanic fituese e çmimit Ariu i Artë në Berlinale; Lars Von Trier regjisor danez i njohur botërisht për filmat e tij më kontraverz; Paolo Sorrentino i shpërblyer me çmime të shumta dhe Jean-Marc Valle me filmin e tij të shpërblyer me tre çmime Oskar, janë disa nga emrat më të rëndësishëm, filmat e të cilëve do të shfaqen në këtë edicion të PriFest-it.
Së shpejti do të publikohen mysafirët specialë të festivalit dhe poashtu do të publikohen më shumë informacione për aktivitetet, jurinë, punëtoritë dhe aktivitetet e industrisë rajonale që quhen PriFORUM.
2 maji do të shënojë natën solemne të ndarjes së çmimeve nata që do të përmbyllë edicionin e 6-të të PriFestit.