Princi William dhe Kate presin fëmijën e dytë
Londër, 8 shtator - Dukesha e Kembrixhit është shtatzënë dhe pret në tjetër bebe mbretërore, i cili do të jetë pasardhësi i katërt në radhë për fronin mbretëror të Britanisë së Madhe.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Pallatit Kensington, të cilët kanë deklaruar se Mbretëresha dhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë shumë të lumturuar nga ky lajm.
Sipas zyrtarëve, Kate po vuan edhe gjatë kësaj shtatzënie njësoj si me Princin George, por është nën kontrollin dhe kujdesin e mjekëve më të mirë për problemet e ndryshme që të shkakton pritja e një fëmije.
Lajmi për fëmijën e dytë të çiftit mbretëror vjen dy muaj pas ditëlindjes së parë të Princit George.
Shtatzënia e parë e dukeshës u pranua vetëm pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital pas vuajtjeve nga ajo që quhet Hyperemesis Gravidarum, e cila prek 4 femra në 1000 shtatzëni, çka mund të shkaktojë deri në dehidratimin e tyre.