Princi Harry dhe Chelsy pranë ribashkimit
Londër, 6 shkurt - Princi Harry dhe Chelsy Devy mund të jenë pranë ribashkimit, pasi kjo e fundit u rikthye në Londër të premten.
Vajza vendosi të largohej prej Britanisë për të jetuar në Afrikën e Jugut një vit më parë, pasi ajo dhe djali i dytë i Princit Charles dhe Diana-s vendosën t`i jepnin fund lidhjes së tyre 7-vjeçare.
Kohët e fundit ajo është fotografuar nga mediat rozë, duke u argëtuar në disa festa në shoqërinë e disa miqve të saj meshkuj, por mesa duket romanca me Harry-n nuk ka përfunduar ende.