Prezantohet kremtim i artit dhe i eksplorimit 'Nata e Bardhë'
Prizren, 13 shtator - Sot në Shtëpinë e Bardhë në Prizren do të organizohet konferencë për shtyp lidhur me organizimin e edicionit të parë të ngjarjes "Nuit Blanche" apo 'Nata e Bardhë'.
Në konferencë të pranishëm do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Aleancës Franceze, Anne-Sophie Veyrier, si dhe koordinatorja e projektit, Blerta Hoçia.
Nuit Blanche është kremtim i përvitshëm i artit dhe i eksplorimit të lirë të imagjinatës që do të mbahet natën e së shtunës në Prizren, ndërsa tema e edicionit do të jetë "qyteti i hapur".
Ky aktivitet organizohet nga Aleanca Franceze mes partneritetit të Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Parisit, mbështetur nga Instituti Francez, Bashkimi Europian, Ambasada Franceze dhe Ministria e Punëve të Jashtme.