10 Janar 2025

Presidentja dhuroi fustanin e parë për fushatën mbarë kombëtare

Prishtinë,  8 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten Anna Di Lellio, për të lansuar  instalacionit artisitik “Mendoj për ty” i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja Jahjaga përgëzoj artistës Xhafa-Mripa për këtë iniciativë që synon të ngrejë vetëdijen shoqërore për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja Jahjaga dhuroi fustanin e parë që do të filloj fushatën mbarë kombëtare, duke theksuar se me këtë vepër artistike shprehim solidaritetin tonë si shoqëri dhe mbështetjen e pakursyer ndaj heroinave tona, grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo tha se kjo vepër është edhe një mesazh për të gjithë botën për pafajësinë e këtyre viktimave, që turpi nuk është mbi to por mbi kriminelët që kryen këto vepra mizore.

Ajo tha që inciativa të tilla të cilat kanë për qëllim të njohin dhe nderojnë sakrificën e secilit qytetar të Kosovës, kontribuojnë në ndërtimin e historisë sonë të re si shtet.

Presidentja Jahjaga shprehu bindjen se e gjithë shoqëria do të mbështet realizimin e kësaj vepre artistike duke u solidarizuar me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Artistja Alketa Xhafa-Mripa falenderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e pakursyer duke theksuar se me këtë instalacioni ka për qëllim të portretizoj pafajësinë e grave të cilat kanë qenë viktima dhe tani kanë nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë. 

Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse të rrobave në fushën e stadiumit të Prishtinës.

Fundet dhe fustanet do të mblidhen në të gjithë vendin në evente të organizuara me mbështetjen e organizatave jo qeveritare. Secili fund dhe fustan i dhuruar do bëhet pjesë e instalacionit.

Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)