Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës
Kalabri, 24 qershor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar shtëpinë e kolosit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, si dhe ka bërë homazhe te varri i tij në Maqi të Kalabrisë.
Presidenti ka thënë se arbëreshët i kanë dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare, Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.
Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore Jeronim De Rada.
Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën Jeronim De Rada e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave, ka shkruar presidenti Thaçi.
Jeronim De Rada ka luajtur një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte shumë i madh, kurse tradita poetike e shkruar prej tij vazhdon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe.