22 Dhjetor 2024

Praktika e ndërhyrjes në aset të trashëgimisë kulturore duhet të marrë fund

Prishtinë,  26 nëntor - Ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades në bazë të projektit të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Prizrenit kanë filluar pa marrjen e pëlqimit paraprak nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulurore në Prizren me 17 nëntor 2020 duke iu përgjigjur kërkesës së bërë nga EC Ma Ndryshe ka njoftuar se nuk ka pranuar kërkesë për ndërhyrjet në këtë monument të trashëgimisë kulturore:

“QRTK në Prizren nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades, e cila gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme (numër unik 559). Në lidhje me këtë veprim, kemi raportuar në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së”.

EC Ma Ndryshe është vënë në dijeni se pas raportimit të QRTK-së, Inspektorati i trashëgimisë kulturore i MKRS-së ka nxjerr vendim për ndalimin e punimeve në Shtëpinë e Musa Shehzades, duke obliguar DTZHE-në të marrë pëlqimin nga QRTK-ja, dhe se pas këtyre veprimeve, DTZHE përmes DUPH-së të Komunës së Prizrenit gjatë kësaj jave ka parashtruar kërkesë në QRTK për marrjen e pëlqimit lidhur me intervenimet në Shtëpinë e Musa Shehzades.    

EC Ma Ndryshe më datë 18 nëntor 2020 nga Komuna e Prizrenit ka kërkuar qasje në dokumente publike lidhur me projektin e ndërhyrjes në Shtëpinë e Musa Shehzades, por deri me sot nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Bazuar në të dhënat e mësipërme, EC Ma Ndryshe i bën thirrje Komunës së Prizrenit që t’i jap fund praktikës së ndërhyrjes në asetin e trashëgimisë kulturore pa pëlqimin e autoriteteve të trashëgimisë kulturore, pasi ndërhyrja e tillë është e kundërligjshme.

EC konsideron se kujdesi i institucioneve në raste të tilla duhet të jetë më i madh, ashtu që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore të jenë të autorizuara dhe në fund të prodhojnë rezultate më të qëndrueshme.

Prandaj edhe njëherë përsërit kërkesën drejtuar të gjitha organeve shtetërore që të veprojnë në mënyrë serioze sa i përket mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)