06 Janar 2025

Poezia e poetit Shehu në mesin e poezive më të mira

Prishtinë, 20 korrik - Poezia “Kripa e epokave” e poetit nga Kosova, Fahredin Shehu është botuar në Romë të Italisë në antologjinë “SignorNo”, ku janë përfshirë poezitë më të mira të fillim shekullit. Poezinë e Shehut e ka përkthyer Valbona Jakova dhe Antonino Capponnetto.

Më këtë rast poeti Shehu është shprehur të jetë i kënaqur që poezia e tij është përzgjedhur në mesin e poezive të poetëve të njohur si: Fernando Arrabal, Jack Hirschman, Paul Polanski, Fernando Rendon, Izet Sarajlic, Mahmoud Darvish, Beppe Costa, Simcha Leventhal, Dale Ritterbusch, Leonardo Omar Onida, Horace Coleman, Basir Ahang, Valeria Raimondi etj. Ai ka bërë me dije se së shpejti një vëllim poetik në gjuhën italiane do të botohet në një kolanë të re botimesh nga Pelicano Libri, ku janë Fahredin Shehu, Fernadno Rendon, Elena Popescu, Jack Hirshcman etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)