Poeti, Ilmi Tahiri nga Zhitia e Besianës, botoi tri vëllime poetike për Atdheun
Prishtinë, 12 maj - Një ditë e madhe drite dhe bekimi, dhe një diell i madh gëzimi dhe suksesi për mua si poet, për të gjithë sponzorët lexuesit dhe letersinë tonë kombëtare.
Një lajm i madh për të gjithë lexuesit e mi në atdhe mërgim kudo në botë në ditën sonte po ju sjell lajmin më të madh dhe gëzimin dhe suksesin tim më të madh letrar dhe poetik e ndaj me të gjithë ju pas gjashtëmbëdhjetë antologjive poetike me grup autorësh në antologji të përbashkëta poetike të ndryshme në Tiranë dhe Prishtinë, e ndaj me të gjithë ju gëzimin dhe suksesin më të madh në fushën e krijimtarisë sime letrare si poet i atdheut.
Me datën 11 mars të muajit të kaluar kanë dalë nga botimi tri librat e mia poetike ”Sytë kah atdheu”. ”U ktheva atdhe” dhe ”Për ty Kosovë ” nga unë autori Ilmi Tahiri.
Tirazhi i tyre nga secili vëllim poetik me nga 500. copë libra gjithsejtë 1500. copë , libra të botuara në Shtypshkronjën dhe shtëpinë botuese ” Shkrola ” Bardhosh- Prishtinë me menaxher z. Naim Dushi.
Botimin i këtyre tri librave u realizua falë mbështetjes financiare, respektivishtë sponzorimit të shumë miqëve artdashës të librit jashtë dhe brenda atdheut ku i falënderoi përzemërsishtë për mbështetjen e dhënë për dritën e botimit të këtyre tri librave poetik për atdheun dhe vlerat tona kombëtare.
Kontributi dhe emri i tyre do të jenë përherë në brendësinë e librave me mendjet dhe dorën e lexusve e lexuesve të shumtë që përherë do të shprehin edhe ata falënderime dhe mirënjohje për ata që ia dhanë mundësinë financiare që ti kenë tri vëllimet poetike në dorën tyre në bibliotekat e tyre shtëpiake apo shkollore duke marrë frymëzime të thella nga kjo krijimtari e begatë letrare e imja si poet, duke krijuar frymëzuar atdhedashuri tek çdo lexues dhe lexuese e pasionuar me këto tematika letrare poetike për bijtë më të ndritur të atdheut që dhuruan jetë gjak trimëri që ne sot si popull edhe atdhe të jemi të lirë që të jetojmë dhe veprojmë si komb edhe si shtet, Lavdi të gjithë bijve dhe bijave të rënë për lirinë e atdheut.
Ky projekt i botimit të këtyre tri vëllimeve poetike letrare ka kushtuar 2500. euro ndërsa punët tjera lidhur me to kanë kushtuar edhe 500. euro mjete financiare vetanake nga unë autori Ilmi Tahiri në kohë të ndryshme prej shumë vitesh, tërë ky projekt plotë ka kushtuar 3000 . euro.
Faleminderit Zotit që më dhuroi këto frymëzime mundësi që ti renditi ne vëllime poetike për atdheun dhe bijte dhe bijat heroina të saj, faleminderit prindërve të mi që më frzmëzuan në dije atdhedashuri, faleminderit vendlindjes sime Zhiti, i imi djep shtrat gëzim frymëzim dhe krenari që nga trungu i saj i lashtë dhe i njomë i ahishtës sime u ngjita lartë në letërsi, Falenderim te veçantë bashkëpunimit me Redaktorin publicistin poetin shkrimtarin e madh nga Tirana redaktorin e tri vëllimeve poetike recensentin e librave Albert Zholi që bëri një punë të madhe dhe dha vulën e botimit daljës së tyre në dritë dhe në bashkëpunim me dy recensentët Agim Desku dhe Imer Topanica, mëpastaj lektoren e tri librave bashkëshortën time profesoreshë Emrije Tahiri Dizajnerën Zamira Mira Korance dhe Endrit Aliu thyerja teknike u realizua ky projekt i madh letrar i botimit të tri librave poetik që janë pasuri e madhe letrare për letërsinë tonë kombëtare shqiptare por edhe më gjërë janë pasuri vlerë dije art për lexuesit bibliotekat shkollore dhe per bibliotekat tuaja shtëpiake.
Tri librat sonte jane tërhequr pjesërishtë nga shtëpia botuese dhe pjesa tjetër pritet në dy tri ditët në vazhdim që të të tërhiqen tërësishtë nga Shtëpia botuese të cilat nuk i kisha tërhequr ende për shkak të Pandemisë së Virusit Covit 19 dhe zbatimit të masave nga institucionet tona shëndetësore gjer në rikthimin apo hapjen e plotë të normalitetit jetësor. Sonte ishte gëzimi më kulmor në jetën time letrare poetike dhe artistike kur i morra në dorë tri vëllimet e mia poetike , tri libra të shkruara nga unë dhe të botuara njëkohësishtë.
Sonte jo vetëm unë familja ime fëmijët e mi, sikurse djali im Tili im i vogël nxënës i klasës së shtatë në shkollë fillore i morri me aq dashuri i puthi i përqafoj i shtrëngoj e sikur me shpirt i bekoj, keto tri vellime politike dhe me shpirtin e nje engjulli nje artisti te vogel me ppergezoi o babai im poet urime , urime me shpirt të përgëzoi, kjo është lumturia që unë po e ndjej, e shoh edhe e shijoj, krenarë më bëre mbi vuajtje edhe në mjerime më parë që të të jetoja, urime baba poet pena jote përherë për atdheun dhe kombin tonë të dritëroj dhe të mos shterroj, këtë natë buzembremje te 7 majit une përjetësishtë nuk do ta harroj, sikur edhe hëna buzëmbrëmjes filloi më e lumtur sonte të na ndriqoj, e ndjeva thellë magjinë dhe urimin e saj sikur edhe ajo me dritë dhe buzëqeshje qiellit hareplotë më përgëzoi, Por thellë në shpirt ndjej se të gjithë lexuesit ndjejnë këtë gëzim të pa përshkruar dhe të shumë pritur prej vitesh.
Shpirti më lumuronte të tërin sikur isha njeriu më i lumtur në botë në at çast magjik poetik të dritës dhe arritjes së ëndrrës sime të gjatë që më në fund u realizua në këtë buzëmbrëmje magjike ku të tëra krijimet e botuara ia dhurova atdheut dhe kombit tim të dashur lexuesve të mi kudo janë.
Sikur i përqafova të gjithë me lotët e gëzimit me aq dashuri dhe i falënderova me shpirtin e një poeti të përvuajtur të përndjekur dhe të persekutuar të një ish mësimdhënësi por dritë artë edhe gjithë sponzoret e mi të artë që ndihmuan në botimin e këtyre tri vëllimeve poetike . I bekova , i urova me lutjet e mia tek Zoti në këtë prag iftari agjerimi të muajit Ramazan për kontributin e tyre të shenjtë në dritën e botimit të këtyre tri librave të mia poetike.
Ndërsa unë e falënderoj Zotin që më bekoi më këtë bekime në këtë muaj të shenjtë të ramazanit, Unë në momentin më të përshtatshëm do ti njoftoj lexuesit dhe sponzorët të gjithë artdashësit e librit për të rejat tjera rreth promovimit të tyre dhe vendit ku mund të gjinden në pikat shitëse në librari dhe kudo tjetër. Urime miq ,urime gjithë ju artdashës lexues dhe lexuese të dashur për përkrahjen vlerësimin mbështetjen lexueshmërinë tuaj, së shpejti do të dalim edhe me libra të tjerë të rinjë , por e paqim mbështetjen financiare të institucioneve tona shtetërore dhe jo sikur këto libra që nuk u mbështetën nga plotë shtatë vite nga këto institucione por edhe u penguan qe mos të dalin, që vlerat e mia si poet mundohen ti heshtin por dielli sado vranësira qe të ketë asgjë nuk mund ta ndal ndriçimin e rrezeve të tij te arta.
Ju faleminderit gjithë ju miq të librit kudo ndodheni, Paqim së bashku dritë gëzime suksese në botën e artit dijes dritës dashurisë , atdhedashurisë , letërsisë dhe kulturës sonë kombëtar edhe më shumë libra të tjerë letrar dhe artistik. Me respekt dhe mirënjohje të gjithë për të gjithë ju sponzorues artdashës dhe lexues të artit tim poetik nga une miku i juaj miku i juaj ish mësimdhënësi dhe poeti autori i tri librave poetik Ilmi Tahiri Zhiti – Podujevë Kosovë.