Planeti i Fëmijëve ka lanësuar këngën dytë “Shtëpia Jonë”
Prishtinë, 22 nëntor - Platforma “Planeti i Fëmijëve” ka njoftuar se sot ka lanësuar këngën dytë “Shtëpia Jonë”.
Planeti i Fëmijëve, kanal në YouTube Kids është një platformë gjithëpërfshirëse për fëmijët e Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës, ku ata mund të gjejnë këngë edukative dhe argëtuese në tema të ndryshme.
Duke ditur rëndësinë e muzikës në zhvillimin kognitiv në fëmijërinë e hershme dhe mungesën e platformave të mirëfillta edukative në gjuhën shqipe, Planeti i Fëmijëve™ synon të prodhoj këngë dhe filma të animuar për fëmijët e moshave 2-8 vjeç në mënyrë të lehtë dhe të kapshme.
Kënga “Shtëpia Jonë” fokusohet në planetin tokë. Gjatw dëgjimit fëmijët do të mësojnë për rëndësinë e mbrojtjes të ambientit dhe natyrës, lidhjen e ngushtë që kemi me të, dhe ndikimin tone në tokë.