09 Janar 2025

“Pjetër Bogdani”-t ia mësyjnë nëntë veta

Prishtinë, 14 shtator - Konkursi për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, i cili është hapur para dy javësh, është mbyllur të premten. Për këtë pozitë kanë konkurruar nëntë veta, shtatë meshkuj, dy femra.

Në mesin e tyre janë edhe dy minoritarë, kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Sali Bashota, i cili ka treguar se “me aplikimin e gjithë këtyre kandidatëve, edhe të dy minoritarëve, konkursi është bërë i vlefshëm, se s’ka nevojë të shtyhet më tutje”.

Bashota ka thënë se kandidatët, pas verifikimit të dokumenteve të kërkuara nga Ministria e Kulturës për pozitën e drejtorit të BKK-së e përzgjedhjes së tyre, do t’i nënshtrohen testit me shkrim. Më pas, ata që e kanë kaluar testin me shkrim dhe i kanë dokumentet e kërkuara në konkursin e shpallur nga MKRS-ja, do të thirren në intervistë me gojë.

“Zgjedhjen e drejtorit do ta bëjmë shumë shpejt. Sikur edhe herën e parë, politika do t’i mbajë duart larg vendimit tonë. Ju siguroj se do ta përzgjedhim kandidatin më të mirë për drejtor”, është shprehur Bashota, i cili për “Epokën e re” i ka treguar emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për drejtor të BKK-së. Sipas tij, kësaj gare këtë herë i kanë hyrë: Isuf Ahmeti, Bashkim Beqa, Bedri Zyberaj, Sadria Musiq, Ismet Hajrullahu, Elinda Rexha, Ramize Bajraktari, Lazar Radulovic.

Të dhëna për kandidatët e pozitës së drejtorit të BKK-së

1. Bedri Zyberaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
2. Sadria Musiq, ish-zëvendëskomandat i TMK-së, në vitet e ’80 drejtor i Pallatit të Rinisë “Bora Ramizi”, ish-nënkryetar i qeverisë komunale të Prishtinës
3. Ismet Hajrullahu, ish-këshilltar i Jakup Krasniqit
4. Ramize Bajraktari, punonjëse në BKK “Pjetër Bogdani”
5. Isuf Ahmeti, ligjërues në Universitetin \"Kadri Zeka\" të Gjilanit
6. Bashkim Beqa, ligjërues në SHLT Ferizaj
7. Elinda Rexha, punonjëse në një çerdhe fëmijësh
8. Lazar Radulovic, këshilltar i ministrit Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Popullore Malazeze të Kosovës.
Për kandidatin e nëntë as kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Sali Bashota, as drejtori i Administratës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Maliqaj, nuk kanë mundur të na japin të dhëna. Megjithatë, Maliqaj ka thënë se kanë konkurruar nëntë veta, mirëpo deri të hënën s’mund t’i bëjnë publike emrat e tyre, pasi i presin edhe aplikacionet e konkurrentëve nëpërmjet e-mailit dhe Postës së Kosovës. (Berat Armagedoni)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)