Pitt refuzoi ta puthte Jolie
Hollywood, 18 gusht - Brad Pitt refuzoi të puthte Angelina Jolie, kur ajo ishte e veshur si mashkull për filmin e ri "Salt", teksa djali i tyre Maddox ishte shokuar nga dukja e nënës së tij.
Bukuroshja e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me Brad Pitt, ka pranuar se partneri dhe djali i saj i madh u shokuan nga pamja e saj.
"Maddox u shokua. Unë e ftova atë të vinte dhe të më përshëndeste, ndësa unë nuk i kam thënë se kush isha. Ai erdhi, ma shtrëngoi dorën dhe qëndroi një kohë me mua dhe tha, 'Mad' dhe më pas lehtë tha, 'Mami!. Ai totalisht u shokua. Dhe Brad madje nuk mundi të më puthte", theksoi Jolie.