Pitt dhe Jolie, padi për spekullimet e ndarjes mes tyre
Hollywood, 10 shkurt - Aktori i famshëm Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie nuk janë drejt ndarjes, dhe sipas avokatit të çiftit më të famshëm Hollivudian ata do të akuzojnë gazetën që ka nxjerrë këtë spekulim.
Mediat muajin e kaluar shkruajtën se Pitt dhe Jolie kishin nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e multi-milionave të tyre dhe kishin arritur marrëveshje edhe për mënyrën se si do të kujdesen për fëmijët.
Tashmë çifti ka vendosur që ta hedhë në gjyq gazetën pas publikimit të një artikulli në muajin janar i cili informonte se çifti i shumëpërfolur do të divorcohej dhe do të ndante pasurinë si edhe kujdestarinë e fëmijëve.