Pirati i Karaibeve kalon 1 miliard dollarë
Hollywood, 7 korrik - Sukses planetar për Piratin e Karaibeve 4 që ka kaluar një miliard dollarë arkëtime.
Me një box office global prej 1,007 miliardë dollarësh, kapitulli i katërt e çon të gjithë sagën në një total të ardhurash prej 3,68 miliardë dollarësh.
Ky është filmi i tetë në histori që ka arritur një rezultat kaq të rëndësishëm dhe filmi i dytë i sagës, që ka arritur të kalojë rekordin prej 1 miliard dollarësh.
Ndërkohë, aktori Johny Depp, duke parë mbarëvajtjen e filmit, duket i vendosur për të firmosur kontratën për episodin e pestë të sagës.
Lajmin e bën të ditur faqja e internetit The Wrap, që citon një burim anonim që po ndjek negociatat mes aktorit dhe producentëve.