Pink, tashmë një yll revistash
SHBA, 9 maj - Këngëtarja e muzikës pop, Pink është një nga këngëtaret më të kërkuara për të pozuar në revistat më prestigjoze për shkak të look-ut të saj të vëcantë. Por këngëtarja rrëfen se nuk ka qenë gjithmonë një person në qendër të vëmendjes. Pink këtë moment e komenton me humor, duke kujtuar të shkuarën.
"Në fillimet e karrierës asnjë kryeredaktor reviste nuk më dëshironte në kopertinë. Më thoshin se nuk isha mjaftueshem femërore", kujton Pink.
Në moshën 30-vjecare biondja amerikane "hakmerret" duke pozuar për kopertinën e "Cosmopolitan", e veshur me rroba të firmës prestigjoze "Guçi".
"Sinqerisht që nuk e prisja këtë sukses sepse industria e muzikës duket e tejngopur. Unë vendos përherë gjithë energjinë time dhe nuk përdor asnjëhëre playback kur këndoj", shton këngëtarja.