Pink konfirmon shtatzëninë
SHBA, 18 nëntor - Ylli i muzikës, Pink, ka konfirmuar se ajo është shtatzënë, dhe ka zbuluar se e ka mbajtur sekret lajmin e lumtur për një kohë të gjatë, pasi ka pasur frikç nga aborti.
Thashethemet se këngëtarja dhe burri i saj Carey Hart prisnin fëmijë shpërthyen së fundi kur ajo u pa në pushime në plazh me një bel të fryrë, dhe në një intervistë të re televizive për Ellen DeGeneres, këngëtarja ka zbuluar, Po ha për dy veta këto ditë.
Nuk kam dashur të flas për këtë (shtatzëninë) pasi isha vërtet nervoze dhe kam pasur abort edhe më herët, por nëse do ta flisja këtë me dikë, do ta flisja me ty (Ellen), ka shtuar Pink.