Pikturat e Hitlerit vihen në ankand
Berlin, 21 qershor - Del në ankand piktura e Adolf Hitlerit, blerësi anonim ofron 130 mijë euro për ta pasur atë.
Piktura e realizuar në akuarel doli të shtunën në ankand dhe të shumtë ishin personat që treguan interes për ta blerë atë.
\"Ne prisnim shumë oferta për pikturën e tij, por nuk menduam se shifra do të ishte kaq e lartë\", tha drejtuesja e ankandit.
Akuareli i shitur një ditë më parë, është një nga 2 mijë veprat që Fuhreri i Rajhut të Tretë ka bërë. Mendohet se piktura është realizuar mes viteve 1904-1922.
Tek piktura është edhe një shënim origjinal, i shkruar me dorë nga Hitleri. Vepra e shitur 113 mijë euro shihet me dyshime nga njohës të artit, pasi sipas tyre ai nuk është njohur kurrë si një piktor i talentuar dhe në mënyrë të përsëritur është refuzuar nga akademia e Vjenës.