Piktura e Pikasos shitet për 179.3 milion dollarë
New York, 12 maj - Piktura e Pablo Pikasos, me titull Femrat algjeriane, është bërë puna më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në një ankand, teksa arriti çmimin 179.3 milionë dollarë, në Christie.
Ka zgjatur vetëm 11 minuta ankandi për pikturën, e cila përpara shitjes kishte një çmim vlerësimi prej 142.4 milionë dollarë.
Prej ditësh piktura ishte ekspozuar në një galeri në Hong Kong dhe më pas u dërgua në Shtetet e Bashkuara ku doli në ankandin e organizuar nga Christie ditën e hënë.
Kjo pikturë është përdorur në shumicën e librave ku flitet për Pikason, është ekspozuar në galeritë dhe muzetë më të mëdhenj të botës, kështu që shitja e saj në ankand është vërtet një çast i jashtëzakonshëm, thotë Derek Gilman, përgjegjës për artin modern dhe impresionist në shtëpinë e ankandeve Christie.
Piktura në fjalë mendohet të jetë realizuar në vitet 1954-54 nga artisti i madh dhe për herë të fundit ka dalë në ankand në vitin 1997.
Rekordi në fuqi i vlerës më të madhe të një pikture të shitur në ankand ishte 142.4 milionë dollarë, shifër kjo e përdorur për blerjen e një vepre të Francis Bacon në vitin 2013.