08 Janar 2025

Piktori Kaleshi, përfaqësuesi më i denjë i artit pamor në vend

Prishtinë, 15 shkurt - Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti priti sot në takim Omer Kaleshin, piktor me famë botërore ka ardhur në Prishtinë për të pranuar medaljen presidenciale të meritave.

Zëvendësministri Hoti e përgëzoi Kaleshin për arritjet nëfushën e artit pamor, si dhe për kontributin që po jep për artin në Kosovë.

Hoti tha se vepra e Kaleshit është dhuratë e çmuar edhe për brezat e ardhshëm, dhe se piktura e tij është një pasqyrë e bukur e artit në përgjithësi.

Ndërkaq, piktori Kaleshi falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen. Ai tha se është i lumtur që ka mundësi të jap kontribut për Kosovën nëpërmjet artit të tij.

Piktori Kaleshi, për vite me radhë jeton në Paris të Francës por kontributi i tij për Kosovën është gjithnjë prezent.Kaleshi i ka dhuruar galerisë së Universitetit “Iliria” në Prishtinë 26 piktura të tij të përzgjedhura. Galeria që mban emrin e tij, “Omer Kaleshi”vazhdon të jetë e hapur për vizitorë.

Kaleshi theksoi se pikturat e dhuruar janë një dhuratë e tij për gjithë popullin e Kosovës,

Zëvendësministri Hoti, në takim gjithashtu priti edheJeton Ahmetajn, regjisor dhe profesor i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, Orhan Kerkezin, regjisor dhe Qani Mehmedin, gazetar me të cilët biseduan rreth artit pamor dhe përgjithësi e në veçanti rreth veprës së piktorit shqiptar Kaleshi.

Qani Mehmedi, gazetar, foli rreth përkushtimit të piktorit Kaleshi për pikturën dhe për artin në përgjithësi. Përfaqësuesit e artit, të pranishëm në takim, e cilësuan Kaleshin si një njeri i cili jeton me pikturën e vet dhe u shprehën se artistë të tillë i japin një imazh të bukur Kosovës dhe promovojnë artin shqiptar, edhe jashtë kufijve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)