Phil Collins ndjehet i ofenduar nga Adele
Londër, 30 tetor - Phil Collins është padyshim një prej figurave më të njohura të botës së muzikës, por përkundër kësaj ai pohon se ndjehet i fyer nga këngëtarja Adele.
Duke folur në programin ,,In The Air Tonight" ai sqaron se atij i është kërkuar të këndoj në një pjesë të këngës së alubimit të ri të Adelës por më vonë ai nuk është kontaktuar asnjëherë.
Ai thotë se Adele i ishte arsyetuar se ajo po shpërngulej nga shtëpia e saj, se përkujdesja ndaj fëmijut po i merrte shumë dhe se ajo për momentin nuk e kishte plan të bënte asgjë.
Ndërsa tani unë kam dëgjuar se kënga do të del së shpejti dhe unë e dij se nuk jam në të dhe për këtë ndjehem shumë i fyer.